Valon Syla, gazetar, gjatë debatit në “Pressing” u pyet se pse ka bërë analiza për zgjedhjet presidenciale e parlamentare në Maqedoninë e Veriut të mbajtura këtë vit.
Syla tha se nuk ka bërë analiza në Shqipëri, por në Maqedoni shkoi pasi Qeveria e Kosovës ndërhyri në ato zgjedhje.
Gazetari Syla ndër tjerash shtoi se krerët institucionalë me para të taksapaguesve kosovarë shkuan në Maqedoninë e Veriut për të ndërhyrë në ato zgjedhje.
“Mua më ka ardh marre që Vjosa Osmani, Glauk Konjufca u shku me qit fall atje me pare taksapaguesve kosovarë, me naftë, me kerre, me shtet ka zbarku – deri më janë rreh me badigarda”, ka thënë Syla
“Qajo më ka shti me shku në Maqedoni”, ka treguar ai.