Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Skandaloze: “Ngrin” KQZ-ja në orën 15:00, nuk tregon nëse partitë e mëdha kanë aplikuar zyrtarisht

Skandaloze: “Ngrin” KQZ-ja në orën 15:00, nuk tregon nëse partitë e mëdha kanë aplikuar zyrtarisht

Gati të gjitha partitë e mëdha, PDK, LDK dhe AAK kanë dorëzuar në KQZ emrat e kandidatëve për deputet, por deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar të këtyre aplikimeve.

Madje, këto parti edhe i kanë publikuar listat me emrat e kanddiatëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka “ngrirë” në informacionet që janë publikuar në mbledhjen e orës 15.00 dhe që nga atëherë nuk ka përditësuar të dhënat për partitë politike apo koalicionet që kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

Afati i planifkuar të përfundonte në orën 16.00 është shtyrë për në mesnatë me arsyetimin se partitë politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës online.

1. Subjekti politik i regjistruar JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA JGP (datë 09.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e nëntë (29) kandidatë:

2. Subjekti politik i regjistruar PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM PAI (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: me gjithsejtë: tridhjetë e pesë (35) kandidatë:

3. Subjekti politik i regjistruar Srpska demokratija (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: trembëdhjetë (13) kandidatë:

4. Iniciativa qytetare GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dhjetë (10) kandidatë:

5. Iniciativa qytetare OPRE ROMA KOSOVA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë:

6. Subjekti politik i regjistruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë:

7. Subjekti politik i regjistruar Yenilikçi Türk Hareket Partisi (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë:

8. Subjekti politik i regjistruar Partija kosovskih Srba (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: nëntë (9) kandidatë:

9. Subjekti politik kandidat i pavarur FATMIR BYQYQI.

10. Subjekti politik i regjistruar KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë.