Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti asnjë fjalë për ftesën e Prokurorisë, njofton për aderimin e Bylbyl Sokolit në VV

Kurti asnjë fjalë për ftesën e Prokurorisë, njofton për aderimin e Bylbyl Sokolit në VV

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar për aderimin e ish-futbollistit dhe trajnerit, Bylbyl Sokolit në Lëvizjen Vetëvendosje. Lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistim, nuk është deklaruar ende.

Ai ka bërë me dije se Sokoli do të jetë kandidat për zgjedhje.

“Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror. Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit”, ka shkruar Kurti.