Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kerquki, analistëve të pushtetit: Për besë keni lujt, Prokuroria e ka ftuar Kurtin si dëshmitar, jo si të dyshuar

Kerquki, analistëve të pushtetit: Për besë keni lujt, Prokuroria e ka ftuar Kurtin si dëshmitar, jo si të dyshuar

Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, ka reaguar ndaj “analistëve të pushtetit” pas reagimeve ndaj ftesës së Prokurorisë Speciale drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në cilësi të dëshmitarit për rastin e Rezervave Shtetërore.

Kerquki vëren se po provohet të përdredhet thirrja e prokurorisë “si persekutim (ndaj Kurtit)…me shpresën se kjo thirrje do t’ua shtojë ndonjë votë”.

Postimi i plotë:

Analistat e pushtetit po qajne pse eshte ftuar Kryeministri Kurti nga Prokuroria Speciale si deshmitar. Pra, po e konsiderojne persekutim kete thirrje. E madje shpresojne se thirrja do t’ia shtoje ndonje vote.

Per bese keni lujt, Prokuroria po e kerkon si deshmitar – jo si te dyshuar. Pse ish dasht me qene problematike bashkepunimi i Kryeministrit me Prokurorine?! A nuk eshte detyre e secilit prej nesh, e me se shumti e Kryeministrit te vendit, qe mi ndihmu Prokurorise ne raste kur kemi informata a?

Nejse, sonte i kemi teme listat e partive, mos boni filma 🤪