Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kajtazi për ftesën e Kurtit nga Prokuroria Speciale: Nuk dhezë ma viktimizimi

Kajtazi për ftesën e Kurtit nga Prokuroria Speciale: Nuk dhezë ma viktimizimi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pse ftesës për kryeministrin Albin Kurti nga Prokuroria Speciale.

Pas reagimeve të shumta, Kajtazi ka sqaruar se ftesa ndaj Albin Kurtit është bërë në cilësinë e dëshmitarit, andaj ka bërë thirrje për mos viktimizim.

“Albin Kurtin e kane thirre ne cilesi te deshmitarit ne nje rast te madh korrupsioni ku jane te perfshire zyrtare te qeverise se tij. Mos i jepni zor se po shkyhrni tu viktimizu! Ju pasket me kalle prape kete vend nese Kurti arrestohet per udheheqje te nje ndermarrje te perbashket kriminale, korruptive. Qetesohuni se nuk dhez ma viktimizimi o huta”, thuhet në postimin e Kajtazit.

Prokuroria Speciale ka dorëzuar sot ftesën ndaj kryeministrit Kurti për paraqitje më 16 dhjetor në këtë prokurori.

Kurti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit në rastin e skandalit me rezervat shtetërore.