Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fatmir Limaj prezanton Naim Gjoshi si kandidat për deputet nga Drenasi

Fatmir Limaj prezanton Naim Gjoshi si kandidat për deputet nga Drenasi

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka shpallur kandidaturën e Naim Gjoshi-t për deputet nga Drenasi. Limaj e ka përshkruar Gjoshi-n si një intelektual të jashtëzakonshëm dhe një individ me angazhim të palëkundur për transparencën.

Ai ka pasur një rol aktiv në Kuvendin Komunal të Drenasit dhe aktualisht punon në Kuvendin e Kosovës.

Limaj theksoi se angazhimi i Gjoshi-t në mbrojtje të qytetarëve dhe përkushtimi i tij për transparencën e bëjnë atë një kandidat kredibil për t’u përfaqësuar qytetarët e Drenasit dhe të gjithë Kosovës.