Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hovenier uron Rexhepin për emërimin në krye të Kushtetueses

Hovenier uron Rexhepin për emërimin në krye të Kushtetueses

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar gjyqtarin Nexhmi Rexhepi për emërimin në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në një postim në platformën X, ai tutje shprehu mirënjohje të thellë për ish-kryetaren e kësaj gjykate Gresa Caka-Nimani për siç tha, udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, shroi tutje Hovenier.