Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka komentuar një intervistë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për Berliner Zeitung, në të cilën ai thotë se “konflikti mund të ishte i qetë nëse Ballkani pranohet në BE”, si dhe përmend Tirolin e Jugut e Alsasën si shembuj të suksesshëm nga kohët e fundit.
Bislimi ka shkruar se Vuçiqi pasi që vlerëson modele të ndryshme të autonomive në Evropë, duhet të jetë shembull duke ia ofruar një model të tillë tre komunave në Luginë të Preshevës.
“Vuçiq vlerëson modele të ndryshme të autonomive evropiane. Ai duhet të jetë shembull duke ia ofruar një model të tillë shqiptarëve të tri komunave në jug. Në Serbi ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq.