Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hyseni prezanton dy kandidatët e LDK-së për deputet: Arjeta Salihu dhe Qëndim Softolli janë shembull për punën e tyre

Hyseni prezanton dy kandidatët e LDK-së për deputet: Arjeta Salihu dhe Qëndim Softolli janë shembull për punën e tyre

Kandidati i LDK-së për deputet Ekrem Hyseni ka lavdëruar punë e dy ish-asambleistëve të Kuvendit Komunal, Arjeta Salihu dhe Qëndrim Softollit.

Duke thënë se që të dy kanë mbrojtuar denjësisht interesat e qytetarëve, Hyseni lajmëroi se Salihu dhe Softolli do të jenë kandidatë të LDK-së për deputet.

Teksa iu uroi suksese për këtë rrugëtim, Hyseni bëri me dije se në vend të tyre do të jetë Qëndresa Haliti dhe Fatmir Gashi.

“Kjo është fryma e fitores, kjo është fryma e bashkëpunimit dhe e ndryshimit”, shkruan Hyseni.

Shkrimi i plotë:

Arjeta Salihu dhe Qendrim Softolli, duhet të mirren shembull për punën dhe përkushtimin e treguar në mandatin e tyre si asambleistë të Kuvendit Komunal.

Të dy, deri sot mbrojtën denjësisht interesat e qytetarëve llapjanë, duke na përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ata sot me vullnetin e tyre liruan këto pozita, duke iu përkushtuar plotësisht garës për deputetë në nivel nacional.

Duke i falënderuar për punën e bërë deri më sot, Arjetës dhe Qendrimit iu uroj suksese në rrugëtimin e tyre të ri. Në vend të tyre në asamblenë komunale të gjithë neve do të na përfaqësojnë Qëndresa Haliti dhe Fatmir Gashi.

Asnjehërë s’ka qenë më e fuqishme fryma e bashkëpunimit e unitetit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës në Llap.

Kjo është fryma e fitores, kjo është fryma e bashkëpunimit dhe e ndryshimit.Bashkë drejt ndryshimit të madh me 9 shkurt.