Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ai do të pritet në takim nga Ministri Ejup Maqedonci.
Ceremonia zyrtare e pritjes e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 14:00.