Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zgjatet deri në mesnatë afati për aplikimin e partive për certifikim dhe dorëzimin e listave të kandidatëve

Zgjatet deri në mesnatë afati për aplikimin e partive për certifikim dhe dorëzimin e listave të kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të zgjasë deri në mesnatë afatin për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Afati i ri do të mbyllet në ora 23:59 të mbrëmjes së sotme.

“Ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjatur afatin për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, deri në orën 23:59 të ditës së sotme, e mërkurë, 11 dhjetor 2024.

Këtë vendim, KQZ e mori gjatë mbledhjes së sotme duke pasur në konsideratë se për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online http://certifikimi.kqz-ks.org dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështiësi në përdorimin e platformës”, thuhet në njoftim.