Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të policisë, ku është shtuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja.
‘‘PËRDORIM I ARMËS
Rr. Hyzri Talla, Prishtinë / 10.12.2024 – 20:51. Raportohet se në afërsi të një qendre tregtare janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore’’, thuhet në raportin e PK-së.