Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Politikani malazez që ka pikëpamje nacionaliste, legjitimon provokimet e dy ushtarëve nga Mali i Zi në Kosovë

Politikani malazez që ka pikëpamje nacionaliste, legjitimon provokimet e dy ushtarëve nga Mali i Zi në Kosovë

Kreu i Partisë Demokratike në Mal të Zi, Milan Knezheviq ka shfaqur edhe njëherë pikëpamjet e tij nacionaliste karshi shtetit të Kosovës.

Gjatë seancës së djeshme parlamentare tha se qëndrimet e tij për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë ndryshuar.

Ai këto komente i bëri kur në seancë u fol për dy ushtarët malazezë Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Lalatoviq, të cilët u arrestuan në Kosovë.

Krivokapiq, 34 vjeç dhe Jovanoviq 24 vjeç u arrestuan në Kosovë për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në Manastirin e Deçanit më 24 nëntor mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Bashkë me ta u arrestua edhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç, të tre nga Nikshiqi.

Knezheviq u mundua që në këtë seancë, veprimin e dy ushtarëve ta zbeh dhe njëkohësisht edhe ai vet u pajtua me idenë e ‘botës serbe’ se Kosova është Serbi.

“Kur autoritetet e Prishtinës zbatojnë masa kufizuese ndaj ushtarëve të burgosur pafajësisht, nënkuptojnë reagimin tuaj, sepse këta njerëz janë në burg vetëm sepse e konsiderojnë Kosovën si zemra e Serbisë”, tha Knezheviq.

E përveç kësaj ai ka pretenduar se ushtarët nuk do të gjykohen drejt dhe e ka arsyetuar ardhjen e tyre në Kosovë, pa marrë leje paraprake.

“Nuk besoj se do të ketë një gjykim të drejtë. Gjithashtu, nuk kemi nevojë për leje për të shkuar në Kosovë”, tha ai.

E krejt ndryshe deputeti Ervin Ibrahimoviq. ai iu kundërpërgjigj deputetit pro-serb duke i thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se të gjithë në Mal të Zi duhet të pajtohen me këtë fakt.

“Kosova është shtet i pavarur, duhet të pajtoheni me këtë”, tha Ibrahimoviq në përgjigje të Knezheviqit.

Ibrahimovic ka shtuar se autoritetet shtetërore të Kosovës do t’i trajtojnë në mënyrë profesionale ushtarët e arrestuar malazezë.

“Perspektiva e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE”, tha ai.

Dy ushtarë të ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Lalatoviq, që u arrestuan në Kosovë, do të suspendohen dhe ndaj tyre do të nisë procedimi disiplinor për shkak se nuk i kanë njoftuar eprorët se do të udhëtojnë jashtë vendit, gjë që ligjërisht ishin të detyruar ta bënin. Gjatë suspendimit ata nuk do të marrin dy të tretat e të ardhurave, ka raportuar mediumi malazez “Vijesti”.

Krivokapiq, 34 vjeç dhe Jovanoviq 24 vjeç u arrestuan në Kosovë për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në Manastirin e Deçanit më 24 nëntor mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Bashkë me ta u arrestua edhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç, të tre nga Nikshiqi.

Gjykata Themelore në Pejë urdhëroi një muaj paraburgim për të tre.

Sipas burimeve të Vijestit, Krivokapiq dhe Lalatoviq nuk e kanë njoftuar komandantin e tyre se do të shkojnë në Kosovë.

Sipas Ligjit për të Malit të Zi, një person që shërben në ushtri mund të udhëtojë jashtë vendit, por duhet të raportojë udhëtimin tek “një epror në një pozicion direkt në varësi të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Malit të Zi”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm mund të kufizojë udhëtimet jashtë vendit për shkak të nevojave të shërbimit dhe në kushte lufte apo gjendje të jashtëzakonshme dhe mund të udhëtojnë jashtë vetëm me miratimin e ministrit të Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes nuk i është përgjigjur pyetjes së “Vijesti” nëse dy ushtarët kanë raportuar udhëtimin jashtë shtetit tek eprorët e tyre.

Milan Knezheviq, përfaqësues në Parlamentin e Malit të Zi, është një nga tre politikanët malazezë që janë shpallur të padëshirueshëm nga Kroacia.

Pas këtij informacioni, ai është bërë i ditur në rrjetet sociale, ka deklaruar se gjyshi i ka vdekur kot në Karllovac dhe ka arritur të bëjë shaka në kuadër të pushimeve verore në Kroaci me bashkëshorten e tij.

“Pra, gjyshi im Milano, me emrin e të cilit jam emëruar, vdiq më kot në ditën e Shën Gjergjit në vitin 1945, duke çliruar Karllovacin nga ustashët dhe nazistët. Duket se ata fituan dhe ne humbëm. PS: Gruaja ime do të më vrasë, rezervimi ynë për Rovinj dështon”, ka shkruar Knezheviq.

Knezheviq, ju kujtojmë, është një nga politikanët pro-serbë në Mal të Zi. Bëhet fjalë për një njeri që mohon gjenocidin dhe mbron tezën se Kosova është rrëmbyer.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Republikës së Kroacisë e njoftoi Malin e Zi përmes një note dërguar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Andrija Mandiq, kryetari serb i Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviqin, deputeti nga partia pro-ruse Fronti Demokratik dhe Aleksa Beçiq, zëvendëskryeministër, janë të padëshiruar në Kroaci për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe abuzimit të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë për qëllime të brendshme politike, sipas mediave kroate./Express