Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Jehona Lushaku-Sadriu rrëfen për ditarin e luftës që nuk e ka hapur kurrë më

Jehona Lushaku-Sadriu rrëfen për ditarin e luftës që nuk e ka hapur kurrë më

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ndau një moment të rrallë dhe prekës nga e kaluara e saj gjatë emisionit “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.

Gjatë bisedës, Jehona zbuloi se gjatë kohës së luftës kishte mbajtur një ditar, ku shkruante përjetimet dhe mendimet e saj në atë periudhë të vështirë. Megjithatë, që nga përfundimi i luftës, ajo nuk e ka hapur më kurrë atë ditar.

“Nuk e di se kur do ta lexoj”, tha Lushaku-Sadriu në T7.