Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Besnik Bislimi: Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në

Besnik Bislimi: Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklarimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ka njoftuar se do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese 20 ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës më 5 dhjetor.

Bislimi theksoi se këto veprime janë një përpjekje për të penguar avancimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës, duke përfshirë anëtarësimin e vendit në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA).

“Në mesin e 20 ligjeve të miratuara më 5 dhjetor, janë edhe tre ligje kyçe për zhvillimin financiar të vendit, të cilat i hapin rrugën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA). Bëhet fjalë për ligjin për bankat, ligjin për shërbimet e pagesave dhe ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit. Ligjet janë të parapara të sjellin më shumë transparencë financiare në vend, përafrim me tregun e Bashkimit Evropian si dhe përfitime të prekshme për qytetarët” ka shkruar Bislimi.

Tutje në reagimin e tij Bislimi thekson “Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në”