Turqia po godet caqe në verilindje të Sirisë, kanë thënë burime për Reuters.
Agjencia turke e inteligjencës ka shkatërruar 12 kamionë të mbushur me raketa dhe armë të rënda, dy tanke dhe municion që po transportoheshin nga grupi kurd YPG në verilindje, thanë burimet.
Turqia për kohë të gjatë ka shënjestruar grupet kurde në Siri.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu kanë goditur disa caqe në Siri që nga rënia e Assadit në mënyrë që të mos lejohet që armët kimike të bien në duart e ekstremistëve islamikë.