Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “S’duhet të keni frikë nga Siria e re”, udhëheqësi i rebelëve mesazh për Perëndimin

“S’duhet të keni frikë nga Siria e re”, udhëheqësi i rebelëve mesazh për Perëndimin

Kreu i grupit rebel Hayat Tahrir al Sham (HTS) ka folur për herë të parë për një media perëndimore, që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad duke thënë për Sky News se bota nuk duhet të ketë frikë nga qeveria e re siriane.

Abu Mohammed al Jolani tha se nuk do të ketë “kthim në panik”. I pyetur nga redaktori ndërkombëtar i Sky, Zein Ja’Far se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebel tha se “frika e tyre është e panevojshme, në dashtë Zoti”.

“Vendi do të rindërtohet. Frika ishte nga prania e regjimit. Vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit, po shkon drejt stabilitetit”, shtoi Jolani.

Udhëheqësi i HTS ka dhënë prononcimin e tij jashtë xhamisë Imam al Shafi’i në Damask, në të cilën ai ishte falur që kur ishte djalë i ri. Jolani tha gjithashtu se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër.

“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik“, nënvizoi ai.

Themes by WordPress