Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Drejtori Hoxha ia dërzoi Hovenierit një flamur të Policisë së Kosovës, një certifikatë mirënjohjeje si dhe një shenjë me gravurën “Jeffrey Hovener 007”.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe stafi ekzekutiv, shprehën mirënjohje ndaj ambasadorit Jeffrey Hovenier me rastin e pensionimit të tij.
Drejtori i Përgjithshëm ia dorëzoi ambasadorit një flamur të palosur të Policisë së Kosovës, një certifikatë mirënjohjeje dhe një shenjë të Policisë së Kosovës me gravurën “Jeffrey Hovenier 007” për vitet e tij të kontributit dhe mbështetjes për Policinë. Në certifikatë thuhet:
“Për nderim dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe asistencën tuaj të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive të Policisë së Kosovës dhe për avokimin tuaj për sundimin e ligjit dhe parimeve demokratike, të cilat ne i konsiderojmë thelbësore për një agjenci policore të suksesshme. Policia e Kosovës angazhohet për vizionin tonë të përbashkët për një forcë policore shumë-etnike, plotësisht të integruar, që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Prania juaj fizike do të mungojë, por trashëgimia juaj do të mbetet përherë.”