Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshmëm deri në ora 17:00 të pasdites.
KRU “Hidromorava” përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se arsyeja e ndaljes së furnizimit me ujë është ndërprerja me energji elektrike nga KEDS.
“Të nderuar konsumatorë, Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS-i deri në orën 17:00, Fabrikat për Përpunimin të ujit në Përlepnicë dhe Velekincë, si dhe SP Baja, kanë ndërprerë procesin e përpunimit dhe furnizimin me ujë për konsumatorët. Për çdo ndryshim tjetër, do t’ju mbajmë të informuar”, ka njoftuar Hidromorava.