Nesër në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim të subjekteve politike si dhe listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi bëri të ditur për RTV21 se deri më tani kërkesat për certifikim dhe listat e kandidatëve për deputetë i kanë dorëzuar vetëm katër parti politike si dhe dy iniciativa qytetare, të gjitha nga radhët e Komuniteteve.
“Me numrin e përgjithshëm të deputetëve 134. Afati i fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve dhe kërkesës për certifikim është data 11 dhjetor në ora 16: 00 dhe ky afat i vendosur nga ana e KQZ-së mbështetet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet pas procesit të dorëzimit të aplikimit të Listës së Kandidatëve , Zyra për Regjistrim të partive politike vazhdon me aktivitete të tjera siç është edhe bashkëpunimi me institucionet e tjera me qellim të verifikimit të kandidatëve dhe sigurisht për të parë nëse kandidatët emrat të cilëve dorëzohen nga subjektet politike janë në përputhje me nenin 31 për zgjedhjet e përgjithshme “, tha Elezi.