Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Njëri 300 euro dhe tjetri 200, policia në Gjilan gjobit dy shoferë për shkelje të rregullave

Njëri 300 euro dhe tjetri 200, policia në Gjilan gjobit dy shoferë për shkelje të rregullave

Policia në Gjilan ka gjobitur dy persona për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas njoftimit, rasti i parë në zonën 60 km/h, shoferi ka drejtuar mjetin e tij me shpejtësi 113 km/h dhe është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe i është marrë leja për tre muaj, ndërsa në rastin e dytë ka shqiptuar gjobë me 200 euro dhe ndalim i mjetit për tre muaj pasi kishte vozitur nën ndikim të alkoolit.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 113 km/h dhe në rastin tjetër gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.59 ‰, matje e cila është bërë me alkool test”, thuhet në njoftimin e policisë.