Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vodhen 21 pako të kafeve, arrestohen dy të mitur

Vodhen 21 pako të kafeve, arrestohen dy të mitur

Dy të mitur kanë marrë 21 pako me princ kafe në një market, vlera e të cilave sillet rreth 167 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:18 në rrugën “C”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se të miturit kanë ikur nga marketi pa e kryer pagesën, dhe të njëjtit janë arrestuar.

“Është raportuar se dy persona të panjohur të mitur në një market i kanë marr 21 pako me princ kafe vlera e të cilave sillet rreth 167.70€ dhe kanë ikur pa bërë pagesën . Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raport.