Një burrë në Pejë është sulmuar fizikisht nga djali i tij, sipas raportit policor.
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë me të cilën dyshohet se i njëjti ka shtënë dy herë në ajër.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.