Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shala për djalin e Jakup Krasniqit: Vlerë e shtuar – Të priftë e mbara Altin

Shala për djalin e Jakup Krasniqit: Vlerë e shtuar – Të priftë e mbara Altin

Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kandidimi i djalit të Jakup Krasniqit, Altinit, për deputet nga radhët e kësaj partie, është vlerë e shtuar.

Ai po ashtu ka thënë se kjo vlerë s’është vetëm për trashëgiminë historike të babait të Altinit, Jakupit, por edhe për atë që përfaqëson vetë Altini si profesionist i ri.

“Një kafe me Altinin, djalin e bacës Jakup dhe me mikun, bashkëveprimtarin e ish deputetin, Enver Hoti. Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar – jo vetëm për trashëgiminë historike e politike të babait të tij, por edhe për atë që përfaqëson Altini si profesionist i ri dhe i angazhuar. Të priftë e mbara, Altin!’’, ka shkruar ai.