Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Demhasaj do të jetë pjesë e garës për deputet nga kjo parti.
‘‘Urime kandidimin për deputet, Arton!
Rrugëtimi yt, që kontribuon për të mirën e Kosovës, nga sot vazhdon në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Të urojmë sukses dhe na priftë e mbara!’’, është njoftuar në në Facebook.