Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si i goditi sërish mediat kryeministri dhe si ironizoi me opozitën? Krejt çka u tha në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së

Si i goditi sërish mediat kryeministri dhe si ironizoi me opozitën? Krejt çka u tha në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së

Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku Kurti në këtë tubim ishte kandidati i vetëm për kryeministër nga Vetëvendosja, i cili mori dhe mbështejen e anëtarëve partiak.

Kurti gjatë fjalimit të tij përpos që foli për qeverisjen e tij katërvjeçare si kryeminister, foli edhe për mediat në Kosovë dhe opozitën.

Kryeministri aktual edhe këtë herë zgjodhi të godas mediat vendore duke i cilësuar se janë keqdashëse dhe me rol kundër VV-së.

Kurti shprehet se nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë media kundër qeverisë sesa në qeverisjen e tij.

Kryeministri lidhur me këtë jep edhe dy arsye, që sipas tij arsyeja e parë është sepse Kurti nuk paguan media, dhe e dyta se mediat në qeverisjen e Kurtit nuk frikësohen nga pushteti i tij.

Kurti thotë se mediat janë bërë agresive pasi sipas tij me qeverisjen e tij të ndershme shumë portale e televizione i kanë humbur privilegjet financiare.

Duke mos mjaftuar kjo Kurti vazhdon tutje duke thënë se mediat janë në gjendje të bashkëpunojnë edhe me djallin vetëm e vetëm që ta kthejnë kasetën e vjetër në pushtetit, e që këtu në fund i referohet opozitës.

Këto deklarime të kryeministrit nuk janëpër herë të parë, ai sidomos në paraqitjet e fundit ka hedhur deklarata kundër mediave.

Fjalimi i tij drejtuar mediave:

Të nderuar të pranishëm,

Serbia nuk është shtet ligjor e as demokratik. Duke qenë Republikë veçse nominalisht dhe duke mos arritur të bëhet monarki edhe formalisht, Serbia mbetet një shtet paramilitar. Paramilitarët e saj nuk kanë vend në Kosovë e do t’ia hanë kokën një ditë edhe vetë Serbisë, atje ku janë.

Pra, përballë gjithë këtyre sfidave, Kosova më në fund ka një qeveri e cila u shërben të gjithë qytetarëve njësoj, dhe jo interesave të ngushta të pushtetarëve apo oligarkëve. Kemi udhëheqësi që lufton korrupsionin kudo që gjendet, dhe rritjen e ekonomisë e të buxhetit e shpërndan te të gjithë qytetarët, për dallim nga ata para nesh që ishin vetë përfituesit më të mëdhenj nga buxheti i shtetit. Kemi një shtet që ka arritur të shtrijë sovranitetin e Republikës në çdo cep të territorit, dhe që guxon ta mbrojë atë territor, deri në fund, nga çdo agresor, terrorist apo grup kriminal që tenton ta kërcënojë.

E megjithkëto, kush i sheh portalet apo debatet televizive patjetër që befasohet. Shpesh edhe emisionet e lajmeve janë të mbushura me keqdashje. Si ka mundësi që, gjithë këto të pavërteta për Kosovën, gjithë këto shpifje për njerëzit tanë, gjithë ky vrer kundër VETËVENDOSJE!-s të shpërndahet kësisoj publikisht? Kurrë nuk kanë qenë më shumë medie kaq shumë kundër qeverisë sesa në këtë katër vjeçarin tonë. Unë besoj se kjo është për dy arsye apo ndoshta shkaqe themelore. E para, sepse ne nuk i paguajmë. E dyta, sepse tash mediat nuk frikësohen më nga pushteti. Tash, ata që marrin pjesë dhe orkestrojnë, në numër janë të paktë, por kanë shumë portale e televizione, dhe kanë shumë interesa e privilegje financiare që me qeverisjen tonë të ndershme i kanë humbur. Prandaj edhe janë kaq agresivë, dhe janë në gjendje të bëhen edhe me djallin vetëm e vetëm për ta kthyer kastën e vjetër në pushtet. Por në Kosovë populli është vetëdijësuar dhe i njeh ata si paren e kuqe, e si rezultat edhe efekti i kësaj fushate të baltosjes do të jetë zero. Ata që për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën te qeveria jonë, por asnjëherë te Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj. Ata që e kishin sjell popullin në gjendjen që t’ia blenin votën për 20 euro njëherë në katër vjet në ditë e zgjedhjeve e pastaj për katër vjet e vidhnin buxhetin, nuk mund ta mashtrojnë popllin i cili tashmë e ka parë se si qeveriset drejt, mirë dhe ndershëm. Tash në qeverisjen tonë me buxhetin e kursyer nga ndalja e hajnisë, të gjithë marrin shtesa të fëmijëve nga 20 apo 30 euro çdo muaj, e jo njëherë në katër vjet. Para edhe buxhet ka pasur edhe para nesh por ata njëherë në katër vjet blenin vota e pastaj katër vjet me radhë i vidhnin andaj edhe nuk kishte shtesa për fëmijë. E populli e ka përjetuar këtë ndryshim dhe din kujt t’ia besojë buxhetin e shtetit të tij.

Thuajse në fund Kurti hodhi edhe disa kunja ndaj opozitës duke thënë se për Vetëvendosjen pragu është 50% ndërsa për partitë e tjera 5%.

“Të dashur aktivistë e anëtarë,

Partitë tjera besoj e kanë kollaj, por as ne nuk e kemi aq vështirë, sepse pragu për partitë tjera është 5%, e për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është 50%. I gjithë populli ynë, jo vetëm banorët që janë këtu, pra dy milionë e më shumë njerëz, duan vetëvendosje, por VETËVENDOSJE!-s i duhen gjysmë milioni votues”, tha Kurti. /TV Arbëria

FJALIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT