Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lirim Mehmetaj reagon ndaj deklaratave të Kurtit: Mediat kurrë nuk kanë qenë më pro qeveritare

Lirim Mehmetaj reagon ndaj deklaratave të Kurtit: Mediat kurrë nuk kanë qenë më pro qeveritare

Analisti Lirim Mehmetaj ka bërë një reagim ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me deklaratat e djeshme kundër mediave, shkruan TV Arbëria.

Mehmetaj bënë një listë të televizioneve që sipas tij në mënyra të ndryshme lidhen me qeverisjen e Kurtit.

Tutje analisti thotë se “mediat kurrë nuk kanë qenë më pro qeveritare”.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Krejt mediat tha kundër meje

Albin Kurti paska deklaruar se si asnjëherë tjetër të gjitha mediat qenkan kundër tij e qeverisë së tij.

Hajt t’i bëjmë pak Fact-checking kësaj deklarate.

RTK = Udhëhiqet nga militanti i Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla

KTV = Pronarin dhe çikën e pronarit të këtij televizioni e i ka këshilltar Albin Kurti

Koha Ditore = njëjtë, bile kryeredaktorin ua ka marrë për ambasador në Bruksel

Klan Kosova = Me i shiku lajmet e Klan Kosovës është si me lexu komunikata të qeverisë, bile edhe gazetarin Fidan Jupolli e kanë marrë veçse te ai shkojnë ministrat

Tëvë1 = Jo veç që s’është kundër, po televizion që lobon për qeverinë

RTV 21 = A më tregoni kur e keni pa një storie kundër qeverisë në këtë televizion

ATV = në rastin më të mirë s’merren me politikë fare, kur merren është kryesisht pro-qeveritare (përjashto Leartin që është korrekt)

Birn/Kallxo.com = S’po besoj se ka nevojë për shumë sqarime se me kë është Jeta Xharra

A po doni më?

Mediat kurrë nuk kanë qenë më pro qeveritare.

Për çka po flet Albin Kurti janë nja 2-3 gazetarë që ia kanë ekspozu brutalisht keqqeverisjen, hajninë e kompromiset.

Po pra, kaq ka mjaftu, 2-3 veta, që atij me ia dhanë përshtypjen sikur krejt botën e ka kundër.

Kaq edhe duhet, 2-3 veta, sepse kaq të dobët janë e kaq keq punojnë.

Ik atje tash.