Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Si ra regjimi i Assadit?

Si ra regjimi i Assadit?

Regjimi i presidentit Bashar al-Assad në Siri ra, pas një ofensive të papritur nga grupet rebele islamike.

Kjo ofensivë u drejtua nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), së bashku me fraksionet rebele aleate dhe i dha fund sundimit 50-vjeçar të familjes Assad.

Ofensiva filloi vetëm 12 ditë më parë, me dy qytete të mëdha që ranë në duart e rebelëve gjatë fundjavës.

Homs, qyteti i tretë më i madh i Sirisë, u pushtua të shtunën pas vetëm një dite luftimesh, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Një ditë më pas, të dielën, rebelët e udhëhequr nga HTS njoftuan se kishin hyrë në kryeqytetin Damask, duke liruar të burgosurit nga burgu famëkeq ushtarak Saydnaya.

Ish-presidenti Bashar al-Assad, i cili ishte zotuar prej kohësh se do të “shpartallonte” rebelët me ndihmën e aleatëve të tij, është arratisur në Rusi, me mediat shtetërore atje që raportojnë se atij i është dhënë azil.

Themes by WordPress