Pas rënies së regjimit të Asadit, lideri i Hajat Tahrir al-Sham ka folur me turmat në xhaminë Umajad në Damask, ka raportuar BBC.
Ai thotë se regjimi i Asadit “burgosi mijëra qytetarë të tij padrejtësisht dhe pa asnjë krim”, duke shtuar se “sot, ne shpërblehemi me këtë fitore. Kjo fitore është e të gjithë sirianëve”.
Pas periudhës së Asadit nuk dihet sesi do të rrjedhojë gjendja politike në Siri.