Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Scholz: Fundi i sundimit të Assadit mbi Sirinë, lajm i mirë, të rivendoset shpejt ligji dhe rendi

Scholz: Fundi i sundimit të Assadit mbi Sirinë, lajm i mirë, të rivendoset shpejt ligji dhe rendi

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka lëshuar një deklaratë lidhur me zhvillimet në Siri, raporton The Guardian.

“Bashar al-Assad shtypi brutalisht popullin e tij, ka jetë të panumërta në ndërgjegjen e tij dhe i ka shtyrë shumë njerëz të ikin nga Siria, shumë prej të cilëve erdhën në Gjermani. Populli sirian ka vuajtur tmerrësisht. Prandaj, fundi i sundimit të Asadit mbi Sirinë është një lajm i mirë”, tha ai.

Scholz tha se “ajo që ka rëndësi tani është që ligji dhe rendi të rivendosen shpejt në Siri”.

“Të gjitha bashkësitë fetare, të gjitha pakicat duhet të gëzojnë mbrojtje tani dhe në të ardhmen. Një zgjidhje politike e konfliktit në Siri në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është ende e mundur”.

“Ne do t’i gjykojmë sundimtarët e ardhshëm nëse ata do ta bëjnë të mundur që të gjithë sirianët të jetojnë me dinjitet dhe vetëvendosje, ta mbrojnë sovranitetin e Sirisë kundër ndërhyrjeve dashakeqe nga palët e treta dhe të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre”, tha Scholz.

Themes by WordPress