Presidenti francez Emmanuel Macron i është gëzuar lajmit për rënien e presidentit sirian Bashar al-Assad të dielën.
Ai tha se Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme.
“Shteti barbar ka rënë. Më në fund. I bëj nderim popullit sirian, guximit të tij, durimit të tij. Në këtë moment pasigurie, u uroj atyre paqe, liri dhe unitet”, tha Macron në një postim në X. “Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme”.