Presidenti sirian Bashar al-Assad është “me gjasë jashtë Sirisë”, tha të dielën ministri i jashtëm i Turqisë.
I pyetur nga Christiane Amanpour e CNN në një konferencë shtypi në Doha, Katar, nëse ai e dinte se ku mund të ishte Assad, Hakan Fidan tha: “Unë nuk mund të komentoj për këtë, me gjasë jashtë Sirisë”.
Ka informacione kontradiktore për vendndodhjen e Asadit – një agjenci e Europës Lindore beson se ai është në Latakia, bastioni i tij bregdetar.
Udhëheqësi sirian nuk është parë apo dëgjuar publikisht që kur rebelët hynë në kryeqytet herët të dielën në mëngjes.