Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rihapja e Notre Dame, Haradinaj: Një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës

Rihapja e Notre Dame, Haradinaj: Një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rihapjen e katedrales ikonike Notre Dame në Paris.

Ai ka thënë se Notre Dame është një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës.

“Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po hap sërish dyert e saj pas një rindërtimi të madh. Me 18 maj 2018, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve te vendit u bashkuam me përpjekjet e popullit francez dhe vendeve mike për rindërtimin e saj me një donacion prej 20.000€. Një shumë simbolike e që hasi edhe në shumë kritika shkurt-pamëse të kohës por që sot të gjithëve na bën të jemi krenarë që edhe ne si Kosovë jemi pjesë e familjes së kombeve të lira dhe të qytetëruara që mbeshtet dhe mbron vlerat e kulturës dhe trashëgimisë universale. Sot, bashkë me popullin francez, urojmë dhe festojmë rilindjen e një monumenti të pazëvendësueshëm 850-vjeçarë të qytetërimit, Katedralen Notre-Dame në Paris.”