Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Po s’kena pas ministër të ekonomisë dhe arsimit qe 24 vjet”, shpërthen me kritika Qëndrim Kryeziu

“Po s’kena pas ministër të ekonomisë dhe arsimit qe 24 vjet”, shpërthen me kritika Qëndrim Kryeziu

Drejtori ekzekutiv dhe pronari i ISP Broadcast në Kosovë, Qëndrim Kryeziu ka shprehur disa kritika për qeverisjet tash e 20 vite në sektorin e ekonomisë dhe arsimit, shkruan TV Arbëria.

Kryeziu është shprehur se Kosova tash e 24 vite, nuk ka pasur ministër të ekonomisë dhe të arsimit, duke thënë se dëmi që i kanë bërë vendit ministrat e këtyre dy fushave, është më i madh se dëmi që ka bërë Turqia dhe Serbia me shekuj me rradhë.

“S’kena pas ministër qe 24 vjet, ministër të arsimit, ministër të ekonomisë, kena fantazues, kena demagoga, dy asetet kryesore të shteti i kemi tmerr, nuk na ka ba Turqia për 575 vjet dëmë dhe Serbia për rreth 120 vjet dëmë, sa na kanë ba ministrat e arsimit dhe ministrat e ekonomisë dëme, edhe Rrahman Jashari jashtëzakonisht”, ka thënë Kryeziu.

Tutje Kryeziu kritokon ministratë në sektorinë e ekonomisë, pasi thotë se asnjë prej tyre nuk ka dalë në terren të shoh se me çfarë po përballen bizneset vendore.

“Këta ministra pavarësisht nga cila parti kanë qenë, s’kemi pas ministra në këto dy fusha. Asnjë ministër i ekonomisë nuk vjen me vizitu asnjë biznes me thanë çka ki nevojë. Nuk ki kon me votu është një çull qe 24 vjet i njëjti , që veq sillet, paradite del njani, masdite del tjetri. Asnjë ministër nuk ka dalë me vizitu një biznes të paktën, me thanë o zotëri ju jeni ajka e këtij vendi, që me taksat e juaja mbahet shteti, çka ki nevojë ti për 10 vjetët e ardhshme që me investu, çka ki nevojë në fuqinë kryesore, që është fuqia punëtore, me shfrytëzu që na shteti me prodhu. Në laminë tonë, sot është lamia më e pagume shkencat kompjuterike, programerat, se bota ëhstë komercializu shumë dhe është ba dixhitale, na gjithmon kena pas veq jurista, veq doktorra, edhe sot pjesa ma e madhe e njerëzve që kanë kry, ata skanë faj se s’kanë pas çka me kry se s’të ka mundësu shteti çka me kry ty, thotë i kam dy fakullteta, krejt munden me i pas dy fakullteta, po ku do me shku ti…”, tha Qëndrim Kryeziu.

Intervista e plotë: