I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ku flet për arrestimit e fundit që u bënë nga Gjykata Speciale.
Lushtaku këto arrsetime i quan skandaloze, ku ai këtë gjë e cilëson të dëmshme për Kosovën.
Ndër të tjera ai këto goditje që po bëhen shumicën prej tyre i cilëson si pro serbe të cilat po mundohen që ta denigrojnë luftën e drejtë të UÇK-së.
“Është skandaloze me të tregu drejtë, jam habit shumë me këtë qasje në kohën para se me shku në pushim, Gjykata Speciale koha kur janë afër zgjedhjet dhe unë besoj që me të vërtetë është e dëmshme për Kosovën. Besoj që njerëzit në përgjithësi kanë me vlerësu gjithmonë të drejtën dhe mundësinë e ndryshimit pozitiv, edhe pse nganjëherë munden me qenë të hamendsum në bazë të informatave të ndryshme dhe goditjet që munden me i bë e dimë shumica që këto janë pro serbe dhe për me iu mundësu realisht dhe me denigru luftën e drejtë të UÇK-së”, tha ai.