Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një muaj paraburgim për shtetasin e Serbisë që u arrestua të enjten në Fushë Kosovë, dyshohet për tri vepra penale

Një muaj paraburgim për shtetasin e Serbisë që u arrestua të enjten në Fushë Kosovë, dyshohet për tri vepra penale

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj një serbi që u arrestua të enjten në Fushë Kosovë.

Ai dyshohet për veprat penale “Përgatitje e veprës penale vrasje”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Mashtrim”.

Kështu tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit R.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Përgatitja e veprës penale Vrasje, Prezantimi i rremë si person zyrtar dhe veprën penale Mashtrimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.B, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një ) muaji.”