Kim Kardashian ka pësuar një incident të madh – ajo ka thyer këmbën.
Ylli i “The Kardashians”, 44 vjeçe, ndau me ndjekësit një fotografi të këmbës së saj të vendosur në një mbështjellëse ortopedike, me këngën “Clumsy” të Fergie që luante në sfond dhe patericat që dukeshin pranë saj.
Personazhi i njohur televiziv ka thyer këmbën, siç shihet edhe në foton që ka postuar në llogarinë personale.
“Këmba e thyer për pushime”, ka shkruar Kim Kardashian në foto.
Nuk është e qartë se si ka ndodhur lëndimi i saj, as sa kohë do t’i duhet asaj për t’u rikuperuar.