Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > U hodh në Bunë për t’u vetëmbytur, policia shpëton të moshuarin

U hodh në Bunë për t’u vetëmbytur, policia shpëton të moshuarin

Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur në lumin Bunë ditën e sotme në Shkodër.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna.

Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore./Euronews Albania/