Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë, Policia nis hetimet

Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë, Policia nis hetimet

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Plemetin të Obiliqit.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“GJETJE E TRUPIT TË PAJETË /HETIM I VDEKJES – Fsh. Plemetin, Obiliq 06.12.2024 – 14:12. Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.