Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar qeverinë e prirë nga Albin Kurti që në katër vjet të mandatit nuk u përkujdes për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai ka reaguar në ditën kur është ngritur aktakuza e re kundër Hashim Thaçit, tani për pengim të drejtësisë.
“Edhe nje sukses i qeverise Kurti, e cila qeveri ne keto 4 vjet as kryte nuk e ka kthy kah kjo Gjykate, e cila ne vitin e saj te peste vendosi qe me e ngrite edhe nje aktakuze te radhes, meqe ka deshtu ne kete qendroren, O turp o turp”, ka shkruar Buzhala.