Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mendimi për motin: Shi dhe borë gjatë natës, vransira e diell në fundjavë

Mendimi për motin: Shi dhe borë gjatë natës, vransira e diell në fundjavë

Reshje shiu përfshinë vendin gjatë natës, që me rënie të temperaturave mund të përzien me borë, ndërkohë që viseve malore reshjet do të jenë vetëm bore.

Orëve të para të ditës së shtunë reshjet pushojnë, mirëpo vransirat do të jenë më dominante. Pasdite herë herë mund të ketë intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 4C e 6C. Me kalimin e frontit, frynë erë më e fuqishme veriore, me hove deri në 15m/s.

Të dielen parashihen intervale me diell, pas një mengjesi me ngrica, ku minimalet zbresin në -2C e -3C. Me kalimin në të hënën, sërish priten kushte për të reshura shiu, e gjatë ditës vransirat shpërndahen. Mot më i zymtë me vransira të ulëta parashihet ditën e martë dhe mërkurë. Temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 10C të hënën, e më pas gradualisht në rënie. Të dielen frynë erë më e fuqishme juglindore, me hove deri në 15m/s.

Koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të ulëta, kryesisht gjatë ditës, me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira. Mirëpo në mbrëmje, me qetësimin e erërave, ndotësit mbeten të ngujuar pranë sipërfaqess, e indeksi kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, sidomos mbrëmjen e së shtunës dhe së hënës.