Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministria e Xhelal Sveçlës hap tender 20 mijë euro për dhurata

Ministria e Xhelal Sveçlës hap tender 20 mijë euro për dhurata

Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla ka hapur një tender në vlerë 20 mijë euro. Këto para të shtetit do të shkojnë për furnizim me dhurata protokollare.
Sipas dosjes së publikuar do të blihen dhurata si punime dore dhe simbole të shtetit.

Ndërsa janë dhënë edhe detaje të tjera lidhur me kontratën.

“Furnizim me dhurata protokolare për MPB. Vlera e parashikuar e kontratës: 20,000.00 euro. Llojet sipas specifikave teknike dhe sasitë sipas nevojës dhe kërkesës. 8 artikuj me sasi të ndryshme. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 26.12.2024”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dhuruarat që kërkohen që dominon harta e Kosovës.

“Harta e Kosovës Filigran me kornizë druri dimensione (26 cm x27 cm) me kuti plishi me ngjyre te zeze ose katërt. Harta e Kosovës ne kristal ne pllake druri dhe kuti plishi ngjyre te zeze me dimensione 9×12 cm  Nena Tereza ne traventin -materiali ( guri traventin dhe polimer me baze druri) me dimensione 18.5 cm e larte, 10 cm e gjere dhe 5.5 cm e thelle dhurata duhet te jete me kuti plishi. Harta e Kosovës në guri Travertin Natyral”.

Vend në këto dhurata ka zënë edhe ndërmarrja Trepça.

“Harta e Kosovës nga metali me ngjyrë ari i vjetër e mbushur me kristale të Trepçës dhe e vendosur në guri travertine me pozitë vertikale me distancer metali arin e vjetër, dhe baze druri ku ne te ka mbishkrimin nga metali Kosova. E vendosur ne kuti plishi kaltër e errët. Motive tradicionale(Qilim) te punuara me dore  qelqi në katrore vendosur ne kornize druri  me paspature material  e vendosure ne kuti plishi . Harta e Kosovës ne kristale te Trepçës, me rreth ari, e vendosur ne panel mdf katror me këmbëz, ku ne mes ka paspature plishi me kornize kufizuese druri e vendosur ne kuti plishi . Gjysme Hyjnesha ne Fron, me patine bronzi nga rezina, e vendosur ne kornizë druri me ngjyre te zeze dhe arin vjetër, ku poshtë ka mbishkrimin nga metali ari”