Kompania rajonale e ujësjellësit KRU “Mitrovica” ka njoftuar se janë anuluar kufizimet e ujit që janë vendosur dita ditë më parë për qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.
KRU “Mitrovica”, përmes një njoftimi publik në “Facebook”, ka bërë apel për mospërdorimin e ujit për pije deri në raportin përfundimtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepenci” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet.
Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.
Vini re: Uji, ende të mos përdoret për pije deri në raportin e IKSHPK-së. Ai të përdoret vetëm për higjienë.