Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është treguar skeptik ndaj veprimeve hetimore që sot SPAK ndërmori ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se prej pothuaj një viti opozita proteston para Bashkisë dhe ka publikuar dokumenta që sipas tij provojnë korrupsionin e Erion Veliajt, por SPAK-u nuk ka vepruar.
“Leje që nuk u ka hapur derën, kanë ndenjur 2 orë aty, gjersa kanë marrë Dabullën për tu hapur derën. Se ca i lidh me Dabullën, nuk i marr vesh. Dëshmitarë okularë që kanë qenë aty, ka shkuar Dabulla. Gjoja i paskan marrë telefonat. Kur e gjithë Shqipëria fliste për ta, nuk paskan gjetur ata një mënyrë për të pastruar telefonat. Ky është hetimi i Dumanit”, tha Berisha.
Sipas Berishës, SPAK-u duhet të kishte vepruar me kohë ndaj Erion Veliajt në çështjen e inceneratorit të Tiranës.
“Erion Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkia të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë atë çështje dhe në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë atë çështje, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës. Dhe për këtë akt kriminal të Erion Veliajt, prej delikuenti lëshon urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, i cili e kishte kundërshtuar 5 herë me radhë, kërkesën e Erion Veliajt”, shtoi Berisha.