Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deputeti i VV-së lë politikën: Faleminderit, më falni dhe mirupafshim

Deputeti i VV-së lë politikën: Faleminderit, më falni dhe mirupafshim

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka i ka thënë lamtumirë politikës.

“Faleminderit, më falni dhe mirupafshim!”, ka qenë fjalët me të cilat psikologu deputet e ka nisur shkrimin e tij lamtumirës.

Ai ka treguar se po e lë politikën për të vazhduar me profesionin e pasionin e tij psikologjinë.

“Mbrëmë ishte seanca ime e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe, rrjedhimisht, edhe fundi i rrugëtimit tim politik. Ndihem thellësisht mirënjohës dhe dua t’ju shpreh falënderimet më të sinqerta të gjithë atyre që më kanë mbështetur dhe përkrahur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë dhe plot befasi. Njëherësh, ju kërkoj ndjesë për çdo rast kur nuk kam arritur t’ju përfaqësoj denjësisht, ashtu siç e keni merituar ju dhe mbështetja juaj.Po ndahem nga politika, po ua liroj këtë rrugë dhe do të vazhdoj me pasionin tim të kahershëm dhe të përhershëm, psikologjinë, si dhe me obligimin më kuptimplotë, që është mësimdhënia. Po ua lë juve vlerësimet dhe disa të tjerëve (para)gjykimet, ndërsa mua më duhet kohë për të reflektuar mbi këtë përvojë dhe mësimet e nxjerra. Tash për tash, po ju them thjesht faleminderit, më falni dhe mirupafshim.”, ka shkruar Uka.