Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përurohen 2.9 km rrugë që shkon nga Gjilani në drejtim të Bujanovcit, punimet zgjatën pesë vjet

Përurohen 2.9 km rrugë që shkon nga Gjilani në drejtim të Bujanovcit, punimet zgjatën pesë vjet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se sot është përuruar rruga Gjilan-Bujanoc, 2.9 kilometërshe, duke thënë se kjo rrugë paraqet rëndësi të veçantë për qytetarët e komunës së Gjilanit.

“Sot, së bashku me kryetarin e Gjilanit z. Alban Hyseni, zv ministrin z. Hysen Durmishi dhe bashkëpunëtorë, përuruam rrugën Gjilan-Bujanoc në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm”.

“Projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biçiklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim”, shtoi Aliu.

Punimet në zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc kishin nisur në vitin 2019.