Deputeti nga PDK-ja, Xhavit Haliti në një përgjigje për TV Arbëria ka thënë se veprimi i djeshëm i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës, është bërë për të fituar vota.
Dje Konjufca ndërpreu seancën e Kuvendit për t’iu pamundësuar deputetëve të Listës Serbe që të futën në sallë, si dhe deputetët e VV-së bllokuan ulëset e deputetëve të Listës Serbe.
Haliti për këtë thotë se me veprimin e djeshëm deputetët e VV-së janë kthyer në origjinë me veprime të jashtëligjshme.
“Veprim emocional për të përfituar ndonjë votë. Veprim që nuk i takon Kryetarit të Kuvendit e as deputetëve tjerë që u kthyen në origjinë, për veprime të kundërligjëshme , në shkelje të rregullores së Kuvendit e të Kushtetutes”, ka thënë Haliti për TV Arbëria.
Tutje Haliti thotë se Konjufca duhej t’i kontrollonte emocionet.
“Glauku duhej ti kontrollonte emocionet. Qëllimi i tyre dihet por ai duhet të sillet në zbatim të rregullores e Kushtetutes. Ai s ka të drejtë ta përjashtoj një grup parlamentarë nga seanca. Ndoshta një shaka e një batutë e Glaukut do mjaftonte’, ka thënë Haliti.