Presidenti sirian Bashar al-Assad është zotuar se do të “shtypë” rebelët, duke iu referuar atyre si “terroristë” pasi qeveria e tij iu përgjigj ofensivës më të madhe në vend në vitet e fundit.
Në një telefonatë me homologun e tij iranian Masoud Pezeshkian të hënën, Assad fajësoi SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore për ofensivën, duke thënë se ata po përpiqeshin të “rivizatonin hartën” e rajonit, shkruan BBC.
Pezeshkian theksoi se Irani qëndronte “përkrah qeverisë dhe popullit sirian” dhe ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë ishte gur-themeli i strategjisë së tij rajonale.
Ndaras, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia gjithashtu e konsideron situatën rreth Aleppos si “një sulm ndaj sovranitetit sirian”.
Peskov tha se ishte “në favor që autoritetet siriane të vendosin rendin në zonë dhe të rivendosin rendin kushtetues sa më shpejt të jetë e mundur”.