Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e banesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë që ky i fundit ndodhet në një vizitë zyrtare në Hamburg të Gjermanisë.
Sipas informacioneve paraprake agjentët kanë shkuar pranë banesës së kryebashkiakut për të sekuestruar me vendim gjykate aparatin celular të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, në kuadër të hetimit pasuror të nisur nga SPAK.
Gjatë vizitës dy ditore jashtë vendit Veliaj është pritur nga kryebashkiaku i parë i Hamburgut, Peter Tschentscher, si dhe ka patur takime me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Evropiane.