Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Besa Ismaili: LVV asnjëherë nuk arriti të kombinojë populizmin e vet me politika të qendrueshme

Besa Ismaili: LVV asnjëherë nuk arriti të kombinojë populizmin e vet me politika të qendrueshme

Ish-deputetja e PDK-së Besa Ismaili, përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës me Listën Serbe.

Ajo ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dje i dhuroi disa pikë elektorale Listës Serbe.

“Lista Serbe duhet të falënderojë Glauk Konjufcën për disa pikë elektorale që ai, në mënyrë të tërthortë, u ka dhuruar.

Nga ana tjetër, duket se edhe Milorad Dodik mund të përfitojë diçka politikisht nga bojkoti i vizitës së kryeministrit Kurti në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili ka thënë tutje se nga dy veprimet e përmendura, Kosova nuk përfitoi asgjë.

“Është e qartë se nga këto dy manovra politike, njëra në kuvend, e tjetra në rajon, Kosova nuk përfiton asnjë gjë.

LVV asnjëherë nuk arriti të kombinojë populizmin e vet me politika të qendrueshme”, ka shkruar ajo. /TV Arbëria

Postimi i saj: